Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë gazetarit dhe kryeredaktorit të Gazetës Metro, Valon Syla.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, OSBE dënon sulmin dhe i bashkohet thirrjes drejtuar autoriteteve që ta hetojnë rastin dhe të ndjekin penalisht personat që janë përgjegjës, shkruan Reporteri.net.
“Misioni i OSBE dënon sulmin ndaj Valon Sylës, kryeredaktor i Gazeta Metro. E drejta për të punuar pa kërcënim të dhunës duhet të garantohet dhe e drejta për lirinë e mendimit dhe shprehjes duhet të respektohet nga të gjithë. Misioni bashkohet me AJK në thirrjen e autoriteteve për të hetuar sulmin ndaj Syla dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, thuhet në reagim.
The OSCE Mission condemns the attack on Valon Syla, editor-in-chief of @GazetaMetro.
The right to work free from the threat of violence should be guaranteed and the right to freedom of opinion and expression should be respected by all.https://t.co/HNPnvPIsRy
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) December 22, 2020
Në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.