Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, për vizitën e tij në Kosovë, në shtetin në të cilin tha që e ka sentimentin më pro NATO në glob.
E para e shtetit tha se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO, por tha se ky nuk është vetëm interes shtetëror i Kosovës.
“Edhe synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO nuk është thjesht interes shtetëror i yni por edhe domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë”.
“Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume të sigurisë sepse sic ka dëshmuar historia, ato vakume janë keqpërdorur nga faktorë malinjë, që nuk iu intereson paqja dhe siguria por vetëm kaosi dhe jostabiliteti”.
“Për këtë qëllim duam ta thellojmë partneritetin tonë me NATO-n duke zhvilluar ushtrinë tonë, në shërbim të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, tha Osmani
Osmani më tej tha se Serbia po vazhdon t’i minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet nëpërmjet grupeve kriminale e bandave terroriste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.