Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë mirënjohjeje nga populli i Kosovës për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj vendit.
Në një ceremoni të mbajtur në Berlin, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Roth-it në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetjen e tij për aspiratat evropiane të Kosovës.
“Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës,” u shpreh Osmani.
Ajo theksoi se suksesi i Kosovës është i lidhur ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë, të cilët besojnë në demokraci, liri dhe në integrimin e vendit në familjen evropiane.
Michael Roth, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, ka një angazhim politik prej 27 vitesh, gjatë të cilave ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe zhvillimin e saj.
Në fund, Presidentja Osmani shprehu falënderimet e saj për përkushtimin e palodhur të Roth-it në afrimin e dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.