×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dekoron pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan Turqinë: Dëshmuan se kanë kapacitet për t’u dalë në ndihmë miqve

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 11:43

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

    Osmani, ka thënë FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve.

    “Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve”.“Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, tha Osmani.

    Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën e dalë pas tërmetit në shtetin e tij.

    “U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme dhe solide, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë. /EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!