Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar gjatë ditës së djeshme me zyrtarë të Qatar Development Fund ku u diskutua mbi mbështetjen e projekteve në fushën e shëndetësisë.
Sipas njoftimit të presidencës, në takimin i cili u zhvillua me iniciativën e Osmanit, u fol edhe për mbështetjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për projekte të turizmit malor e projekte të tjera investive.
“Përveç takimit me Presidenten Osmani, delegacioni i Qatar Developement Fund, nën shoqërimin e Këshilltares së Presidentes, Znj. Donika Kadaj Bujupaj, janë takuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia; Kryetarin e Kryeqytetit Z. Përparim Rama; kryetarin e Komunës së Istogut Z. Ilir Ferati; Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Z. Fadil Shurdhajn”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.