Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, nesër do të takohen me ministrin çek, Martin Dvorak, shkruan Reporteri.net.
Njoftimin fillimisht e ka dhënë Presidenca e Kosovës, derisa ka bërë të ditur për kohën.
“Në orën 09:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák”, thuhet në njoftim.
Edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri Besnik Bislimi, do të takohen me të në orën 10:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak”, thuhet në njoftim.
Më pas Bislimi dhe Dvorak do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00.
Si përfundim, në orën 11:30 zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për media./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.