×
  • Lajme
  • Lajme / Margjinat e Komunitetit Politik Evropian

    Osmani dhe Starmer flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 14:01

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në fokus të diskutimit me Starmer, ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes Kosovës e Britanisë së Madhe në fushën e emigracionit.

    “Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka shkruar Osmani.

    Në përfundim, Osmani është shprehur mirënjohësi për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!