×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria, nuk duhet të negociohet sovraniteti i vendit

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 19:05

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka pasur me emisarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ky dialog duhet të drejtohet nga qeveria dhe të ndërtohet mbi tri parime kryesore që janë: nuk duhet të negociohet për territorin e Kosovës, nuk ka negocim për sovranitetin e vendit dhe rendit tonë të brendshëm, shkruan Reporteri.net.


    “Presim se ky do të jetë një dialog në mes të dy palëve të barabarta dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë. Ne kemi miratuar  një sërë rezolutash të cilat presim të respektohen nga Qeveria e Kosovës e që përcaktojnë qartë që nuk ka negocim për territorin e Kosovës, nuk ka negocim për sovranitetin e vendit dhe rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri  parimet udhëheqëse të  dialogut përndryshe do të ishte rezultat i paimplementueshëm në terren”, tha ajo.

    Ajo ka shprehur gatishmërinë e Kuvendit që ta mbikëqyrë këtë proces.

    “Natyrisht që në emër të  të Kosovës shpresa gatishmërinë se si Kuvend të luajmë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrë mbi  qeverinë e cila është e vetmja e cila duhet ta përfaqësojnë Kosovën në këtë proces  në përputhje me kushtetutën e vendit”, tha Osmani.

    Ajo tha se pret që për procesin e dialogut pret koordinim në mes të SHBA-së dhe BE-së.

    “Biseduam lidhur me përditshmëritë që i  ka BE për nevojën e domosdoshme që ky proces të koordinohet me ShBA-në, e cila i ka qëndruar përkrah Kosovës dhe rajonit që na fillimit  dhe në të njëjtën kohë të kemi një agjendë të qartë se në cfarë kohe pritet të kemi rezultate”, tha Osmani.

    Kurse i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, tha se roli i Kuvendit në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

    “Pata një takim konstruktiv dhe produktiv me krye parlamentaren Osmani  Ky ishte takimi i parë pas shumë bisedave që patëm në telefon. E informova kryeparlamentaren për planin tonë  dhe mënyrën që ky dialog  kushtimin që të nxjerrim përfundime të kënaqshme nga ky dialog që të jetë i pranueshëm nga shoqëria. Roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm dhe pajtohemi që ky proces të jetë transparent”, tha ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!