×
  • Lajme
  • Lajme / Kuala Lampur

    Osmani do të hapë sot zyrtarisht Ambasadën e Kosovës në Malajzi

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 10:32

    Kosova do ta hapë sot zyrtarisht Ambasadën e saj në Kuala Lampur, Malajzi, shkruan Reporteri.net.

    Hapja e ambasadës do të bëhet nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron atje për vizitë zyrtare.

    Ky është cilësuar si hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë diplomatike të vendit në rajonin e Azisë Juglindore.

    “Presidentja Osmani, në prezencë të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, do ta hapë zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore”, ka njoftuar dje Presidenca.

    Për hapjen e ambasadës ka shkruar sot edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    “Një moment i veçantë dhe një tjetër hap i suksesshëm në angazhimin tonë për të forcuar lidhjet me vendet e Azisë Juglindore dhe për të zgjeruar praninë tonë diplomatike në një nga rajonet më dinamike dhe me zhvillim më të shpejtë në botë. Malajzia ka qenë një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës sonë në zemër të Kuala Lumpurit është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët dhe e punës intensive që kemi investuar me vite për të thelluar këtë miqësi të ndërtuar me respekt e mirëkuptim mes dy vendeve tona”, thuhet në postimin e saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!