Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se partia e saj nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit.
Ajo në selinë e LDK-së iu tha gazetarëve se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës, njofton Klan Kosova.
Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentaritn deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.
Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.Dy partitë kanë thënë se i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës duke zbehur shpresat për marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.