Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, është duke qëndruar në SHBA, e cila është pjesë e delegacionit që kryesohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjina të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në një njoftim për media nga MPJD-ja thuhet se Osmani dhe Gërvalla do të kenë një sërë takimesh me delegacione të një morie shtetesh pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.
Nga MPJD-ja kanë thënë se delegacioni i Kosovës po ashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.
“Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.