×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Hoti në takim shtruan nevojën për koordinim institucional në përballje me pandeminë

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 12:48

    U.d. e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hoti.


    Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.

    Përmes një njoftimi për medie nga presidenca, bëhet e ditur se në takim janë diskutuar aspekte të përgjitshme të funksionimit në vend.

    “Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. e presidentes, Osmanin, për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme dhe si dhe çështje të sigurisë. Ndërkaq u.d. presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!