Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sonte e ka konfirmuar krijimin e një iniciative qytetare me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Reporteri.net. Osmani ka shuar zërat se do t’i bashkohet Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se kjo vjen pas fushatës denigruese qe e ka bërë partia e deritashme, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Osmani në Prime Time të Kanal10 ka thënë se nuk ka kohë për krijimin e një partie politike, por do të krijohet një iniciativë qytetare rreth të cilës do të mblidhen njerëz profesional e me integritet.
“Nëse epartia në të cilën je rrit ta mbyll çdo derë, aty ku punuar ke punuar ta ngritni, tani angazhohet në një fushatë të tillë denigruese. Fushatat e krejt partive as nuk i ofrohen gjuhës që e përdorin disa aktivistë të LDK-së. Kur unë jam në një situatë të tillë kur partia ime angazhohet në propagandë natyrisht do ti shfrytëzojë mundësit e angazhimit, jo të aderojë në një parti tjetër por a ka hapësirë për krijimin e një iniciative të re. Po për parti klasike duhet shumë kohë. Nuk jemi duke folur për parti por për bashkim të forcave me njerëz me integritet të lartë për ta kaluar këtë pengesë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, “njerëz profesionistë, me integritet, do të mund të bashkoheshin për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për të ecur përpara”.
Osmani ka thënë se mund të bëhet një “bashkim forcash i njerëzve profesionistë me integritet të lartë që ta ndihmonin vendin të kapërcente” sfidat.