×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Kurti shkarkojnë zv.drejtoreshën e AKI-së

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 15:09

    Presidenca njofton për shkarkimin nga detyra e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni. Vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.


    Sipas presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008).

    “Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.

    Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në njoftim.

    Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, 30 qershor 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!