×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e merr “n’grykë” Ritën, vajzat e saj përshëndeten me Kurtin gjatë pritjes për 17 shkurt

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 19:49

    Në një tavolinë të përbashkët po qëndrojnë presidentja Osmani e kryeministri Kurti me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Hapësirën e njëjtë po e ndajnë edhe vajzat binjake të presidentes Osmani, të cilat u përshëndetën dhe kohë pas kohe kanë biseduar me kryeministrin Kurti. E bashkëshortja e këtij të fundit, Rita, u mor “n’grykë” nga presidentja.

    Dyshja Kurti-Osmani që kishin kultivuar raporte të ngushta paksa janë distancuar me njëri-tjetrin, pavarësisht se me 17 shkurt janë parë pothuajse gjatë gjithë ditës bashkë, ndërsa një fotografi të përbashkët e bënë edhe në Gjermani në Mynih.

    Në fotot më poshtë, mund të shihni momentet nga tavolina që ndanë bashkë Kurti e Osmani, ndërsa pas saj qëndronte Prindoni, bashkëshorti i presidentes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!