Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe një herë ka folur për vrasjen e javës që shkoi në Ferizaj, ku i vrarë mbeti axha i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.
E veç një ditë pas vrasjes u raportua se presidentja Osmani ka pasur njohuri në lidhje me veprat për të cilat dyshohet i vrari 89-vjeçari, për dhunim dy të vajzave të mitura.
Por, Osmani e ka mohuar kategorikisht se ka qenë në dijeni.
Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.
“Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani për Radio Evropa e Lirë.
📽️ Osmani kërkon hetim të plotë rreth vrasjes në Ferizaj
Presidentja e Kosovës ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj, në Ferizaj.
🔗 Intervista e plotë: https://t.co/BYGUkaMO2F pic.twitter.com/1UMWYuJvZi
— Radio Evropa e Lirë (@evropaelire) August 19, 2024
Para tri ditësh, një vrasje ndodhi në Ferizaj. Aty mbeti i vdekur Sadri Sadriu, axha i burrit të presidentes Osmani. Në cilësinë e të dyshuarve, u arrestuan dy persona, një si doras dhe tjetri për ndihmë në kryerjen e vrasjes. Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dje, të dyshuarit u mbrojtën në heshtje, duke mos treguar as arsyen e vrasjes. Prokuroria tha se dyshohet se vrasja u krye për “motive të ulëta”, ndërsa avokati i të dyshuarit s’pajtohet me kualifikimin duke thënë se klienti është mbrojtur nëheshtje. Konfirmohet se në lidhje me rastin tashmë janëintervistuar edhe dëshmitarë. Jo zyrtarisht, u raportua se 89 vjeçari është bërë cak i të dyshuarit për shkak se para shumë vitesh kishte dhunuar motrat e mitura të tij.