×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Ndërkombëtar

    Osmani: Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 15:46

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet.

    “Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet, për të trajtuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve që janë viktimat më të pafajshme dhe më të prekura nga pasojat e luftërave”, ka shkruar Presidentja Osmani.

    Këto deklarata Osmani i bëri kur dhe po mbahet Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë.

    Në fjalimin e saj sot, Osmani tha se “në orët më të liga dhe më të errëta, ishin gratë e këtij vendi që na mbajtën gjallë”.

    “Ato nuk pranuan të shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Historitë e fëmijëve të Kosovës nuk janë thjesht rrëfime të zakonshme fëmijësh, por copa të gjalla nga plagët e luftës. Tingulli më i dhimbshëm nuk është gjithmonë vajtimi është heshtja. Tema e këtij viti është më shumë se një titull. Është një thirrje për të thyer ciklin e dhunës”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!