Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe proceset në të cilat po kalon Kosova. E para e shtetit tha se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen që i ka dhënë ShBA-ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presidentja Osmani tha para gazetarëve se me emisarin amerikan ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë, për të cilën e para e vendit ka thënë se Serbia duhet t’i ekstradojë të gjithë ata që planifikuan dhe organizuam sulmin e 24 shtatorit.
“Dikustuam për zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe proceset në të cilat po kalon Kosova. Për gjatë çdo faze e sfide, ShBA kanë qëndruar përkrah Kosovës dhe do të jemi mirënjohës. Bashkëpunimi me ShBA duhet të jetë bosht i veprimeve tona. Puna e përbashkët ka qenë dhe mbetet jetike, si në përpjekjet tona të pakompromis për të siguruar sundim të ligjit në gjithë terrirotirn e Kosovës, ashtu edhe për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Bashkëpunimi me aleatët është i domosdoshëm. Është jetike, sidomos sot kur Kosova ka ndërmarrë hapa krucial drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës”, tha Osmani.
“Disktuam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë pas sulmit terrorist kundër Republikës tonë nga 24 shtatori i vitit të kaluar. Grupi terrorist duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë. Duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij planifikimi, financimit dhe organizimit të ktij akti të agresionit kundër Kosovës. Do vazhdojmë t’i zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do vazhdojmë të punojmë me aleatët, veçanti ShBA-në që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen”, shtoi tutje ajo.
Lidhur me dialogun me Serbinë, presidentja Osmani tha se gjatë takimit me emisarin Escobar, i ka thënë atij se suksesi i këtij procesi varet nga çasja parimore dhe e barabartë e BE-së ndaj palëve, duke pasur zbatim të të gjitha neneve, e jo pjesërisht.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, proces në të cilin jemi thellësit të përkushtuar, kam potencuar gjatë këtij takimi se suksesi i këtij procesi varet nga çasja parimore dhe e barabartë e BE-së ndaj palëve dhe se është kruciale të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara, veçanërisht Marrëveshjes Bazike, të shkurtit 2023 dhe aneksit të Ohrit, mars 2023. Çasja selektive ndaj vetëm neneve të caktuara të Marrëveshjes Bazike nuk do të ndihmojë, pasi të gjitha nenet kanë rëndësi, pasi zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Angazhimi i ShBA-së mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte drejt njohjes së ndërsjell ashtu siç është përmendur edhe në letrën e fundit të Biden”, tha Osmani.
Presidentja foli edhe për rregulloren e BQK-së, për të cilën tha se aleatët janë pro zbatimit të Kushtetutes dhe në favor të një plani tranzicioni të qëndrueshëm.
“I dini qëndrimet e mia, por po e ripotencoj. Zbatimi i qëndrueshëm dhe efikas i kësaj rregullore është i mundshëm me bashkëpunim të plotë të aleatëve. Aleatlt tabl janë pro zbatimit të Kushtetutës dhe në favor të një plani tranzicional të qëndrueshëm, prandaj besoj që edhe kjo çështje do të ecet përpara me një zgjidhje të përbashkët e në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani para gazetarëve./Reporteri.net/