×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Është koha e fundit që BE-ja të konfirmojë rrugën e hapur të Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 15:09

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njëherit kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, tha se se është koha e fundit që BE-ja të konfirmojë një rrugë të hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

    Në panelin ministror në kuadër të Forumit Ballkanik në Budapest, ai theksoi se viti 2030 është një synim real për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

    “2030-ta është qëllim real për bashkimin e kontinentit evropian përmes përfshirjes së Ballkanit në BE, theksova në panelin ministror në kuadër të Forumit Ballkanik në Budapest. Është koha e fundit që BE-ja ta realizojë dhe konfirmojë rrugën e hapur të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, të dhënë qysh nga viti 2003, për çka rajoni ka punuar shumë gjatë dekadave të fundit!”.

    Në këtë panel ishte e pranishme edhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!