×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Familja Jashari e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës para botës

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 10:18

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot janë në Prekaz për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të atyre që luftuan për lirinë e vendit.


    “Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tonë”.

    “Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se popullo shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha Osmani.

    Gjatë homazheve që u bënë për nder të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, Osmani u shoqërua edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!