×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani fton Inspektoratin e MSH-së që t’i dënojë deputetët të cilët janë duke pirë duhan brenda Kuvendit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 11:56

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të shkojë dhe të shqiptojë gjoba për deputetët të cilët janë duke pirë duhan brenda ambienteve të Kuvendit.


    “Po vërehet tymi që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do ta monitorojë këtë shkelje dhe do të shqiptojë dënime të merituara. Deputetët janë të njoftuar për këtë”, tha ajo.

    Më herët, kamerat e kishin kapur deputetin e AAK-së Daut Haradinaj, duke tymosur në sallën afër asaj kryesore të Kuvendit. Për këtë kishte kërkuar falje pak çaste më vonë, duke thënë se këtë e bëjnë të gjithë deputetët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!