×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Gruas

    Osmani: Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë që shërbejnë me nder, krenari e guxim

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 12:33

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimi me gratë që punojnë në fushën e sigurisë.

    “Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë.

    Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!