Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila këto ditë ndodhet për vizitë zyrtare në Kolumbi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka uruar Ditën e Forcës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E para e shtetit ka thënë se në Ditën e Ushtrisë, nderojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ajo shkruan se ushtarët e FSK-së janë gardianë të paqes dhe mbrojtjes pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.
“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Osmani.
Në fund ajo thotë se lavdia e përjetshme i takon heronjve dhe dëshmorëve të cilët hodhën themelet e Ushtrisë.
Sot gjatë ditës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pati aktivitete në kazermat në qytetet e ndryshme për të parë armatimin e ushtrisë nga afër.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.