×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani-Hotit: Me këtë logjikë nuk e keni gjatë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 10:53

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani para votimit të projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike e ka porositur Qeverinë e Kosovës se nëse vazhdojnë me mosbashkëpunim nuk do të kenë jetë të gjatë, shkruan Reporteri.net.


    Osmani ka thënë se edhe kësaj here si pesë herët e tjera do ta votojë këtë projektligj. Por ajo ka thënë se Avdullah Hoti e ka ndërprerë bashkëpunimin me Kuvendin dhe nuk e ka konsultuar atë asnjëherë.

    “Arsyeja që sot e mora fjalën është kjo. Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj. Jo vetëm opozita që e tregon mungesën e bashkëpunimit por as unë si kryetare e kuvendit nuk jam konsultuar dhe as nuk më është kërkuar mbështetja për këtë ligj”, tha Osmani.

    Ajo ka thënë se mungesa e kryeministrit Hoti në seance është mungesë e seriozitetit dhe tregon se Qeveria nuk mërzitet për rimëkëmbjen ekonomike dhe humbjet që I ka shkaktuar vendit pandemia.

    “Vet mungesa e kryeministrit tregon se nuk lodhet aspak për dëmin ekonomik që I është shkaktuar vendit, pesë herë e kam votuar këtë ligj dhe si rrjedhojë e kësaj kam marrë epitetet palaço, e shkretë e gjorë, jo legjitime. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet për cilëndo çështje e lërë më për një çështje kaq të rëndësishme. Siç e kam votuar pesë herë e më shumë jam këtu jo se ju e meritoni këtë votë, sepse keni treguar arrogancë të paparë. Pra është me rëndësi që këto të thuhen. Edhe pasi të votojmë pro do të quhemi palaço. Mbajeni mend me këtë logjikë nuk e keni gjatë”, tha ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!