Presidentja Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët që zhvilloi sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kërkuar heqjen e masave të BE-së për Kosovën.
Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për paqe.
“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet”.
“Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”, ka deklaruar Osmani, shkrun Reporteri.net.
Ajo ka shtuar se Kosova pret të përfitojë nga agjendja e reformave.
“Padyshim se rruga deri këtu ska qenë e lehtë. Mezi presim që si Kosovë të përiftojmë nga agjenda e reformave. Parashikohet derj në vitin 2027, 882 milionë do ti përfitoj”, ka pohuar ajo.
Presidentja ka folur edhe pë aplikacionin e Kosovës për BE, ku ka kërkuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE duhet të marrë trajtim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.