U.D e presidentes, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Osmani ka thënë se me Lajçak kishin një diskutim shumë përmbajtësor për dialogun me Serbinë.
Osmani ka thënë se ia ka bërë të qartë Lajçakut se procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim dhe të fillojë një kapitull i ri në këtë proces, shkruan Reporteri.net.
“E patëm një diskutim shumë përmbajtësor. E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë aktual. Është shumë me rëndësi që sapo të konstituohen institucionet e reja ë gjitha informatat për këtë proces të ju drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që të gjithë ato marrëveshje që janë arritur të shikohen se deri ku kemi arritur me zbatimin e tyre”, tha Osmani.
Osmani po ashtu u shpreh se do të vendosen vija të kuqe në dialog të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës, siç ka ndodhur më parë.
“Ne besojë që duhet të hapet një kapitull i ri në këtë proces, në vendosjen e vijave të kuqe të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës. Është shumë me rëndësi që në këtë proces të kemi një koordinim shumë të afërt me opozitën. Presim koordinim të madh në mes të SHBA dhe BE-së në këtë proces. Kosova gjithnjë e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të gjithë fqinjët e saj., Është koha që në Bruksel e kudo të kërkohet përgjegjësi nga Serbia për krimet që ka kryer dhe të kërkohet drejtësi”, u shpreh Osmani. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.