Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancën, duke respektuar rregullat për mbrojtjen nga pandemia.
Kryetarja e Kuvendit, ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancë për hir të pacientëve dhe mjekëve që po përballen me situatën e vështirë shkaku i pandemisë.
Osmani tha se ka hapësirë që të mbahet distanca.
“Ju lus me mirësi të nderuar distancë, që të mbani distancë, së paku për hir të të gjithë pacientëve të infektuar dhe mjekëve që po përballen me situatë shumë të vështirë. Hapësirë ka arsyeja pse disa prej kolegëve janë të ulur mbrapa dhe lart është që të mbahet distanca, ta mbajmë distancën për hir të familjeve dhe shëndetit publik”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.