U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Klinikën Infektive.
Osmani në një konferencë për media tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet, sepse vetëm kur vendosen shëndetësia dhe arsimi si prioritet atëherë shteti mund të ec përpara.
Ajo foli edhe për vaksinën anti-Covid derisa tha se do ta marrë vaksinën kurdo që ajo të jetë këtu për të gjithë. Por, Osmani potencoi se prioritet për vaksinim janë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, shkruan Reporteri.net.
“Natyrisht që do ta marrë vaksinën kurdo që ajo të jetë për të gjithë por prioritet e kemi vaksinimin e punëtorëve shëndetësore, të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike”, u shpreh ndër të tjera Osmani.
Ajo foli edhe për vaksinat nga Serbia, derisa tha se kjo është shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit.
Ne jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin, kjo është shkelje flagrante e marrëveshjeve në Bruksel, kjo tregon se Serbia është vetëm nënshkruese por kurrë zbatuese e marrëveshjeve. Përderisa mungon një bashkërendim i tillë mes intitucioneve, natyrisht se Serbia shfrytëzon një vakum të tillë për destabilizim të situatës”, u shpreh Osmani. /Reporteri.net