Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimi për shpalljen e karantinës në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditët e ardhshme, masa këto të direktuara nga qeveria serbe përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp.
Po ashtu në një njoftim për media, Lista Serbe ka thënë se sa i përket situatës epidemiologjike, serbët e Kosovës do të respektojnë vendimet që dalin nga Qeveria e Serbisë, siç kanë bërë edhe më parë.
Aty po ashtu thuhet se ata e përkrahin Vuçiqin në betejën diplomatike për Kosovën, shkruan Reporteri.
Osmani e ka quajtur këtë thirrje të Listës Serbe si direkte kundër institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar largimin e tyre nga Qeveria.
“Edhe nëse e lëmë çështjen e masave të covid19, kjo thirrje e LS (partner në partner Gov) për të mbështetur ?? pozicionin politik dhe diplomatik, është një thirrje kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit. Sipas fjalëve të tyre, ata do të ‘mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë”, ka shkruar ai.
Osmani ka kërkuar nga partitë politike që të bashkohen për miratimin e një draft/rezolute përmes së cilës kërkohet largimi nga Qeveria i anëtarëve të Listës Serbe.
“Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.
Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë”.
/Reporteri.net/