×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në El Salvador

    Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës, për të krijuar aleanca të forta

    Reporteri
    01 Qershor 2024 | 21:35

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.

    E para e vendit tha për presidentin e ri në një postim në X, se udhëheqja e tij të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian.

    Po ashtu, Osmani shtoi El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

    Ndërkaq, në një postim në Facebook teksa ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës, për të krijuar aleanca të forta të bazuara në vlerat që na bashkojnë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!