×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e përbashkët

    Osmani: Kosova po përballet me pengesa e padrejtësi të mëdha në rrugën evropiane, për t’i tejkaluar na duhet ndihma e Shqipërisë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 12:08

    Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri ka thënë se të dyja vendet duhet të ndërtojnë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë.

    Osmani tha se forcimi i bashkëpunimit mes dyja shteteve  është jetik.

    Osmani tha se Kosova po përballet me pengesa në rrugën evropiane dhe shtoi se për t’i tejkaluar është e domosdoshme mbështetja e Shqipërisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kjo seancë duhet të shërbejë si një thirrje për veprim një kujtese që qëllimi ynë i përbashkët kërkon edhe ambicie më të mëdha, por  edhe përpjekje edhe më të palodhshme. ne po jetojmë në një kohë të trazuar e cila kërkon bashkëpunim dhe qëllim. Për Kosovën e Shqipërinë, kjo nuk është vetëm zgjedhje, por domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më fortë, një Kosovë e suksesshme e ngrit edhe më lart Shqipërinë. Historia nuk do të gjykojë me dashamirësi nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e përbashkët. Kjo është detyrë që na përket të gjithëve.

    Vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE-ja sot qëndrojnë edhe mbi themelet e kombit tonë.

    Fatkeqësisht pengesat me të cilat Kosova përballet në këtë rrugëtim janë tejet të mëdha. Padrejtësitë ndaj popullit të Kosovës sa vijnë e rriten. Për ti tejkaluar këto pengesa suksesshëm na duhet mbështetja e Shqipërisë. BE-ja do të jetë më i sigurtë, më i qëndrueshëm dhe më i plotë me shtetet tona si pjesë e tij. Është jetike që ne ta forcojmë koordinimin dhe komunikimin mes dy shteteve.”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!