Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kroacinë me rastin e Ditës së Shtetësisë përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve.
“Gëzuar Ditën e Shtetësisë popullit kroat!” shkruan Osmani, duke shtuar se “Kosova dhe Kroacia i bashkon një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe një përkushtim i palëkundur ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes.”
Ajo shpreh falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës. “Në çdo kapitull të rrugëtimit tonë, Kroacia ka qëndruar përkrah Kosovës, dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, shkruan e para e vendit.
Presidentja Osmani përfundon postimin me shpresën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. “Jam e bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në vitet që vijnë”, shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.