×
  • Lajme
  • Lajme / Pritja shtetërore

    Osmani, Kurti e Konjufca organizojnë pritje të përbashkët për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 23:11
    Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca

    Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Kosova, këto ditë po zhvillon organizime të ndryshme për ta shënuar këtë ditë, shkruan Reporteri.net.

    Për të mërkurën në orën 17:00 është paralajmëruar pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, në 25 vjetorin e çlirimit.

    Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Kjo në rastin e organizimit për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

    Takimi do të zhvillohet në orën 09:15, ka njoftuar zyra për media e presidencës.

    Po ashtu, Kuvendi i Kosovës, të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

    Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, seanca solemne për 25-vjetorin e të Ditës së Çlirimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!