Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre në Kosovës, ajo ka thënë vendi ynë ka qenë i bekuar me përkrahje si nga republikanët, poashtu edhe nga demokratët, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë deklaratë Osmani e bëri pas pjesëmarrjes në lansimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët në Prishtinë, ndërsa shtoi se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet.
Sipas Osmanit e rëndësishme është që ShBA-ja të vazhdojë të jenë lideri më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
“E kemi fituar lirinë kur në qeverisje kanë qenë demokratët, derisa kur kemi fituar pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Pra, Kosova vërtetë ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet. Me rëndësi është që SHBA-të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas kësaj date”, ka thënë Osmani para gazetarëve.
Të martën e 11 nëntorit amerikanët po votojnë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të tyre.
Në listë janë dy kandidatë, republikani Donald Trump, ish-president, dhe demokratja Kamala Harris, nënpresidente aktuale.
/Reporteri.net/