Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani thotë se vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime sikurse para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Thotë se partia nga ajo vjen nuk ka arsye që të befasohet nga vendimet e saj, pasi gjithmonë e kanë ditur qëndrimin e saj për çështjet politike në vend.
“Unë po mbroj qëndrimet e mia që i kam mbrojtur para dhe pas 6 tetorit. Asnjëra prej tyre nuk kanë ndryshuar”, thotë Osmani e ftuar në emisionin Pressing në T7.
“Nuk është që partia nuk I ka ditur këto qëndrime para se të më kandidonte për kryeministre e që tani po befasohet. Ato nuk kanë lidhje me kryeministrin aktual”, shtoi Osmani.
Thotë se nuk po e përkrah kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Qëndrimet e mija nuk lidhen me individët e caktuar”, thotë Osmani.
Ajo tregon se në mes të institucionit të Qeverisë dhe Kuvendit ka bashkëpunim në kuadër të Kushtetutës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.