Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dërguar një letër urimi Papës Françesku, duke i dëshiruar shërim të shpejtë dhe të plotë.
“Shenjtëria Juaj, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju bëj urimet më të përzemërta për shërimin tuaj të shpejtë e të plotë. Shenjtëria Juaj, pasi u njoftuam për ndërhyrjen tuaj kirurgjikale në spitalin Gemelli, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju bëj urimet më të përzemërta për shërimin tuaj të shpejtë e të plotë. Edhe një herë, mësojmë nga Shenjtëria juaj si të sillemi para problemeve dhe vuajtjeve. Lutemi me Ju e për Ju që të ktheheni sa më shpejt në detyrën tuaj të bekuar për të mirën dhe paqen kudo në botë”, thuhet në letrën e presidentes Osmani.
Së fundi, presidentja e Kosovës e siguron Atin e Shenjtë për konsideratën e saj më të lartë, duke i përsëritur urimet më të mira për shërim të shpejtë.
Menjëherë pas shtrimit të Papës në spitalin Gemelli të Romës, nga të gjitha anët e botës, filluan mesazhet për shërim të shpejtë.
Edhe nga trojet shqiptare, si nga ipeshkvijtë, ashtu edhe nga autoritetet shtetërore, erdhën në Vatikan urimet që Ati i Shenjtë ta marrë veten e të kthehet në krye të Kishës universale.
Shqiptarët u bashkuan me besimtarët e krejt globit në lutje për Françeskun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.