×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e presidentes

    Osmani: Lipjani, ndër komunat që ofroi mundësi të jashtëzakonshme për bizneset

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 14:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi sot komunën e Lipjanit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

    Në një konferencë të përbashkët, Osmani ka theksuar se nga puna e kryetarit Imri Ahmeti, “lipjanasit kanë me çka krenohen”.

    Presidentja Osmani ka thënë po ashtu se Komunën e Lipjanit e konsideron si ndër komunat që ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset.

    “Ne sot me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat nëpër komuna. Ahmeti është një prej kryetarëve që njihemi më se 20 vjet. Nga puna e tij e deritanishme, qytetarët e Lipjanit jam e bindur që kanë me çka të krenohen. Është komunë që ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, janë mbi 2 mijë biznese që operojnë këtu. Biseduam edhe për investitorët e jashtëm”, ka deklaruar Osmani.

    Presidentja Osmani në Lipjan për takime rreth zhvillimit ekonomik të vendit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!