×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani mbulohet me shami në vizitën në Xhaminë Kombëtare të Malajzisë

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 8:23

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare katër ditore në Malajzi. Osmani atje ka hapur edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, ndërkohë që mediat e Malajzisë kanë raportuar edhe për vizitën që Osmani ka bërë në Xhaminë Kombëtare në Kuala Lumpur.

    Osmani në pamjet e publikuara shihet që është mbuluar me shami dhe ka nderuar me lutje ish-kryeministrin e Malajzisë Abdullah Ahmad Badawi, që ka vdekur në prillin e këtij viti.

    Osmani po qëndron në Malajzi që nga 1 maji dhe do të përfundojë vizitën e saj atje më 4 maj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!