×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Me angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjitha institucioneve do të sigurohen vaksinat anti-Covid

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 20:59

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.


    Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për këto çështje.

    “Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!