×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani me një porosi për vajzat se si duhet të jenë të suksesshme

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 16:16

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me rastin e Ditës së Mësuesit.


    Osmani u premtoi mbështetje të pazëvendësueshme tw gjithë mësimdhënëseve e nxwnwsve.

    Osmani deklaroi se një shtet nuk mundet të jetë i suksesshëm nëse nuk investon në arsim. Andaj kërkoi që fëmijët të mos dorëzohen kurrë, pasi siç tha ajo se suksesi është i garantuar.

    “Pjesë më e mirë e aktivitetet ënjtë dita kur i vizitojë shkollat. Çdo mësues e arsimtar janë bazat e themelit ne arsim. Kam mësuar në çdo vend të botës se nuk ka vend të suksesshëm pa arsim të mirëfilltë. Roli i mësueses së parë është e pazëvendësueshme”.

    “Mësoni nga mësuesit sepse së bashku me prindërit ata ndikojnë në ndërtimin tonë si profesionist dhe si njerëz”.

    “Do ta kenë bashkëpunimin tonë çdo ditë dhe përkrahjen e Kuvendit. Jam e bindur se edhe Qeveria pajtohet se ata që investojnë në arsim ndërtohet shtet i suksesshëm”.

    “Për vajzat e vogla kam një mesazh se kudo që synoni nuk ka sfidë që nuk keni me tejkalua do të ju shohim në majat e suksesit. Suksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen kurrë”, u shpreh Osmani.

    Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala ua uroi 7 dhe 8 Marsin të gjithë grave dhe mësimdhënësve.

    Gjatë ceremonisë për nderë të festës së 7 Marsit, u mbajtën aktivitete të ndryshme nga fëmijët e shkollës “Faik Konica”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!