×
  • Lajme
  • Lajme / Letra

    Osmani merr mesazh urimi për 17 vjetorin e Pavarësisë nga Presidenti i Malit të Zi

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 19:35

    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës edhe nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

    Në mesazhin e tij, Presidenti Milatović, ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë.

    “Presidenti Milatović ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një rrugë pa alternativë, Presidenti i Malit të Zi ka shprehur bindjen e tij se, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!