×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i Presidentes

    Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 19:09

    Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Brunei, e ftuar nga Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit.

    Kjo vizitë shtetërore, shënon vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

    “Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit. Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!