×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ndërrmerr iniciativën për ta bërë ligjin për pandeminë, Enver Hasani angazhohet në hartimin e tij

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 18:11

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e përkrahur nga deputetët nënshkrues ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë.


    Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për t’u siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

    Sipas njoftimit për media, në hartimin e këtij drafti të projektligjit është i angazhuar pro-bono edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

    Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!