Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar kampin Bondsteel për të festuar Festën e Falënderimeve (Thanskgiving) bashkë me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Ajo aty ka falënderuar ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera për angazhimin e tyre për paqen në Kosovë.
Osmani përmendi faktin se ushtarët po festojnë larg familjeve të tyre.
“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving). Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”.
Thanksgiving është një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.