×
  • Lajme
  • Lajme / Paris

    Osmani në darkën që shtroi Macron takohet me zv/presidentin amerikan e liderë të tjerë: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 10:02

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Paris në kuadër të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), në prag të këtij samiti, ka njoftuar se mori pjesë në një darkë të shtruar nga presidenti francez, Macron, në pallatin Elysee krahas liderëve të tjerë botërorë.

    Prezent ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

    Osmani tha se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim

    “Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

    Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, shkroi presidentja Vjosa Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!