Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj në vjetor para deputetëve ka folur për angazhimin përgjatë këtyre muajve si presidente e Republikës së Kosovës.
Osmani ka thënë se është angazhuar që të mbrojë dhe të shtyjë përpara interesat e Kosovës, duke vënë theksin këtu në politikën e jashtme.
Presidentja Osmani është shprehur se Kosova këtë vit më shumë se kurrë ka dëshmuar se është demokraci e fortë dhe e qëndrueshme, shkruan Reporteri.net.
Në fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për vendin tonë.
“Jam angazhuar që të mbroj dhe të shtyjë përpara interesat e Kosovës. Kam iniciuar praktikën e koordinimit të rregullt ndërinstitucional me Kuvendin dhe Qeverinë. Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mbarë botës. Në vizitat e mia në SHBA jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet që i kam vizituar. Gjatë një viti kam takuar dhjetëra krerë shtetërorë, ku kam shtyrë përpara forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova këtë vit më shumë se kurrë ka dëshmuar se është demokraci e fortë dhe e qëndrueshme. Vendi jonë mbetet i palëkundur në orientimin euroatlantik. Ky qëndrim dhe kjo aspiratë e jona është shprehur në çdo takim në Burksel, e zyrtarë të NATO-së. Vonesa disavjeçare në liberalizimin e vizave po dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe kredibilitetin e BE-së. Kosova çdo ditë e më shumë do të shndërrohet në vend nikoqir të vizitave të nivelit të lartë. Mund të ju konfirmoj se Kosova ka miq e aleatë të ri dhe të vjetër në secilin kontinent dhe e gjitha kjo ka ndodhur përkundur një starti jashtëzakonisht sfidues, duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht çakorduese në politikën e jashtme. Tani po punohet pareshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë”, u shpreh Osmani para deputetëve. /Reporteri.net