×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në FSK: Vendi i saj është në NATO, po punojmë drejt anëtarësimit në këtë organizatë

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 13:03

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

    Osmani pas takimit u shpreh se kanë biseduar për të gjitha çështjet për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

    Presidentja theksoi se FSK çdo dit po i rrit kapacitet e saja operacionale dhe ato ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku FSK e ka vendin.

    Osmani foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin Për Paqe në kuadër të NATO-s.

    “Ftesa për tu anëtarësuar duhet të bëhet me unanimitet të plotë prej 30 shteteve. Jemi duke bashkëpunuar me SHBA-të dhe shtetet tjera të NATO-s që të binden edhe ato katër shtetet anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën, që mos të parandalojnë anëtarësimin e Kosovës në Partneritet për Paqe ku Kosova do të jetë një vlerë e shtuar”, u shpreh Osmani.

    Osmani theksoi se Kosova që moti e ka merituar të jetë pjesë e PFP-së dhe NATO-s.

    “Shtetet anëtare duhet të jenë të bindura që këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë, dhe nëse shihen nga ky prizëm, Kosova që moti e ka merituar të jetë pjesë e PFP-së dhe NATO-s,. Shpresojmë që shumë shpejt do të shohim hapa konkret”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!