×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Osmani në Japoni: Kosova, zë i rinisë, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 15:51

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë, duke shtuar më tej se ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë.

    Presidentja Osmani ka shkruar:

    Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë!

    Së bashku me një delegacion biznesor nga Kosova, si dhe me përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës, e sollëm para botës jo vetëm identitetin tonë kulturor dhe ekonomik, por edhe vizionin tonë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve me shtetet mike.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!