Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, kujtuan tmerrin që ndodhi aty, dhe premtuan se kjo të mos ndodh kurrë më.
Ajo tha se në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, të pranishmit ndjen peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojnë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë.
Postimi i saj:
Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!
Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.