×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në takim me ambasadoren e Francës: E njoftova për qëndrimet aktuale të LDK-së me ato të LVV-së

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 17:19

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.


    Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.

    Po ashtu, Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!